Një e mitur nga Vushtrria është dërguar në repartin e gjinekologjisë në QKUK.
Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i cili ka bërë të ditur se me të miturën është martuar një vit më parë.
“Është raportuar se viktima e mitur, femër kosovare ishte dërguar në repartin e gjinekologjisë në QKUK. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka deklaruar se me të miturën ishte martuar një vit më parë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar, lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.