Mediat italiane kanë raportuar një tjetër rast aksioni të antidrogës italiane ku është përfshirë edhe një shqiptarë.
Bëhet fjalë për një 36 vjeçar, të cilit gjatë një kontrolli në makinë i janë gjetur rreth 30 kg lëndë narkotike të llojit hashash.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, jetonte në Regina Margherita, ndërkohë që familja nuk e tij nuk ishte në dijeni për veprimtarinë e tij.
“Ansa” shkruan se agjentët e antidrogës i gjetën shqiptarit në banesë edhe 5 mijë euro që ai i kishte fshehur mes ushqimit të ngrirë në frigorifer.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për të identifikuar se kush e furnizoi shqiptarin me drogë.