E ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka takuar ambasadorin amerikan në Jerusalem, Tom Nides. Demiri ka shpërndarë një fotografi me ambasadorin amerikan ku ka shkruar se kanë diskutuar për shumë tema me fokus në thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Izrael dhe Kosovë-ShBA, raporton Gazeta Express. “Ishte një nder i jashtëzakonshëm dhe kënaqësi ta […]
E ngarkuara me punë në ambasadën e Kosovës në Izrael takon ambasadorin amerikan në Jerusalem

E ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka takuar ambasadorin amerikan në Jerusalem, Tom Nides.
Demiri ka shpërndarë një fotografi me ambasadorin amerikan ku ka shkruar se kanë diskutuar për shumë tema me fokus në thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Izrael dhe Kosovë-ShBA, raporton Gazeta Express.
“Ishte një nder i jashtëzakonshëm dhe kënaqësi ta takoj ambasadorin e SHBA-së në Izrael, Tom Nides. Diskutuam për shumë tema, me fokus në thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Izrael dhe Kosovë-ShBA. Kosova dhe qytetarët e saj janë të bekuar me marrdhënien speciale me ShBA-të dhe popullin amerikan”, ka shkruar Demiri.
It was an extraordinary honor & pleasure meeting HE U.S.Ambassador to Israel,Mr.Tom Nides.We discussed many topics,w/ a focus on deepening #Kosova–#Israel & Kosova-#USA relations.Kosova & its citizens are blessed w/ the special relationship w/ the U.S.& the American people.????? pic.twitter.com/rVvpkphDIj
— Ines Demiri (@InesDemiri1) April 13, 2022











