Roma dje e filloi kampionatin me fitore, duke e mposhtur Atalantan në udhëtim 1:0.
Për legjendën e klubit, Francesco Totti, kjo ishte ndeshja e parë që e shikon si zyrtar i Romës dhe jo si futbollist.
Ai u shpreh i emocionuar pas ndeshjes, duke theksuar që e kishte shumë të vështirë, përcjellë “Lajmi.net”.
“Sa e vështirë ta shoh Romën nga tribunat, por duhet të mësohem. Fitore e rëndësishme ndaj një skuadre shumë të fortë. Na pret një kampionat i gjatë”, deklaroi Totti pas ndeshjes.
Roma e mposhti Atalantan 1:0 me golin e Aleksander Kolarov.