Sulmi dhe akuzat ndaj ndërmjetësuesëve nuk them që janë të pabaza por diskuri që aplikoj sot kryeministri publikisht do ta izolojë mëtutje atë dhe do e vendosë nën presion Kosovën për mos-pranim apo refuzim të propozimit tē BEsë.
Zakonisht akuza të tilla e vendosin nën presion BE si ndërmjetësuese por në situatën që është krijuar askush nuk mërzitet për Kosovën e Qeverinë e saj për shkak se Albin
Kurti i ka kthyer aleatët e fuqishëm të Kosovës në përkrahës të kundërshtarëve tanë dhe e ka humbur përkrahjen e partnerëve për Kosovën.
“Kanë zyrtarizuar planin e Serbisë”, tha. Nuk ka indikator më të fuqishëm se ky fakt që konfirmon dështimin diplomatik të Qeverisë së Kosovës dhe kolapsin e çasjes së Kurtit ndaj veriut.
Dmth Kosova me gabimet e saj ka arritur ta afroj aq shumë Serbinë me BE dhe SHBA saqë ata tashmē, sipas Kurtit, po e bëjkan planin e kundërshtarit propozim zyrtar të dialogut.
E kjo nënkupton që nuk po i marrin parasyesh propozimet e qeverisë së Kosovës. Situata sot dhe mllefi i kryeministrit është rezultat i gabimeve të mëparshme dhe kokëfortësisë se tij në veprime të njëanshme në veri dhe marrëdhëniet me aleatët tradicional të Kosovës.