E përmendi Kanunin, deputeti i VV-së për Ramën: Egoja nuk po e lë të kërkojë falje

Prishtinë | 06 Kor 2023 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

“Kur të shkoj në Kosovë kam akoma shpresë se Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur të vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe është e ndaluar që ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalën,” – tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot gjatë një konferencë.

Deputeti i VV’së, Halil Thaçi i është përgjigjur kësaj deklarate duke thënë se, Edi Rama e ka kuptuar që fajtor është vetë dhe tash po kërkon ndihmë nga Kanuni.

“Kur bënë dëme dhe kupton që fajtor është vetë, kthehet dhe kërkon ndihmë te KANUNI. Ndërgjegjja e vret por egoja e madhe nuk e lejon të kërkojë falje”, shkroi ai.

Të ngjashme