E premtja do të jetë ditë zie në Kosovë për shkak të vdekjes së ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, ka njoftuar kryeparlamentari Glauk Konjufca në seancën e së enjtes.
“Para pak minutash presidentja sapo e shpalli dite zie ditën e nesërme”, ka thënë Konjufca.
Albright vdiq të mërkurën në moshën 84-vjeçare pasi ishte e sëmurë nga kanceri.
Albright ishte sekretare në kohën kur në Kosovë u zhvillua lufta. Ajo vlerësohet se pati ndikim të madh për të bindur SHBA-në dhe botën për krimet serbe që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe.
Seanca e planifikuar për sot, njoftoi Konjufca, u shty për të hënën.