Organizata Demokraci+ ka prezantuar raportin “Nyja e Prokurorimit Publik”, raport ky i cili është marrë me monitorimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, raporton Ekonomia Online.
Isuf Zejna menaxher i projektit në D+ tha se ky vit është përcjellë me sfida për Organizatën D+. Ai tha se D+ ka monitoruar 5 komuna gjithashtu prezantoi edhe të gjeturat në prokurorimin publik në këto komuna.
“Monitorimi i prokurorimit në 5 komuna ka filluar me zhvillimin e raporteve fillestare. Të gjeturat e monitorimit ne OSHP kanë qenë; konsistenca e vendimeve, ekspertizat, konfliktin e interesit, vonesat në vendimmarrje, institucionet me më së shumti ankesa, dy aktakuza për bordin dhe një zyrtar i akuzuar. Komunat të cilat janë monitoruar janë: Prishtina, Gjakova, Peja, Gjilani, Vushtrria”, tha ai.
Safet Hoxha, kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik, tha se raportet të cilat po bëhen për prokuromin publik po arrijnë të evidentojnë të metat e sistemit.
“Sot po e përfundojmë vitin me një raport shume të mirë që ka arrit mi evidentuar të metat e sistemit. E mira e kësaj është qe çdo ditë po shohim raporte të mira që lidhen me prokurorimin publik”, tha ai.
“Ne kuptimin e monitorimt deri para 6 muajve kemi pas monitorim të shpërndarë, por që nga gushti kemi caktuar zyrtarë qe monitorojnë zona të caktuara. Në planin e trajnimeve kemi pasur rezultate të mira. Kemi trajnuar nje numër të madh të zyrtarëve. Një ndër të arriturat më të mëdha është themelimi Këshillit Konsultativ i prokurorimit publik. Ky do të jetë një instrument qe harton politika në fushën e prokurormit publik”, tha ai.
Blerim Dina, Kryetari i Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurorimit (OShP) tha se shumica e ankesave të cilat janë dorëzuar në këtë organ, janë shqyrtuar.
“OShP gjatë këtij viti 541 ankesa, OSHP ka shqyrtuar 459. Vitin po e përmbyllim me 82 ankesa me të cilat po punojmë. Sistemi i OSHP për shqyrtim të ankesave është i qasshëm. Deri më tani nuk kemi ndonjë vërejtje nga ndonjë operator ekonomik për shqyrtim të ankesave. Në disa seanca kanë marrë pjesë edhe gazetarë media dhe shoqëri civile”, tha ai.
Stephen Carpenter kryeshef i projektit TEAM/USAID tha se me sistemin e ri te E-prokurorimit nuk do të ketë mundësi për manipulime sidomos ne pjesën e tenderëve.
“Kemi dështime në vlerësimin e tenderëve. Për t’i adresuar këto ndjeshmëri kemi trajnuar më shumë se 1000 zyrtarë në fusha të ndryshme. Si rezultat i këtij operacioni të madh të gjithë zyrtarët janë të trajnuar në E-prokurorim dhe mund ta përdorin sistemin në punën e tyre të përditshme. Përmes punëtorive ne ju kemi ndihmuar komunave. Qeveria e Kosovës e ka përkrahur E-prokurorimin. Qeveria tashmë i shpall 100% të tenderëve përmes këtij sistemi. Dhe nga janari i detyron të gjithë operatoret që kërkesat e tyre t’i parashtrojnë përmes sistemit”, tha ai.