Me qëllim të elaborimit të situatës në të cilën gjendet E-prokurimi si proces dhe mundësi për përmirësimin në të ardhmen të këtij procesi, Ministria e Financave në bashkëpunim me USAID-i, ka organizuar tryezën e diskutimit mbi sfidat dhe mundësit që ofron platforma e re e E-prokurimit.
Drejtori i projektit të USAID-it “Komunat Transparente, efektive , dhe llogaridhënëse”, Stephen Carpenteer tha se Prokurimi elektronik është i cenueshëm ndaj korrupsionit kështu që fuqizimi i tij në nivel komunal do të ruajë të hyrat nga shpenzimi.
“Me ndihmën e BB ka filluar një sistem elektronik i cili ka lehtësuar prokurimin por zyrtarët nëpër komuna nuk është stabil dhe shpesh ngarkimi i të dhënave merr orë të tëra ose fshihen të dhënat. Ky takim është organizuar për të kapërcyer sfidat ë sistemit”, ka thënë ai.
Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë se forcimi, llogaridhënia dhe efikasiteti i prokurimin publik kanë qenë kërkesave të vazhdueshme të MF-së.
Andaj ka thënë se ky sistem do të përmirësojë dhe do të jap llogari për fondet dhe shpenzimet publike.
“Duke punuar ngushtë me partnerët në nivel komunal dhe me përkrahjen e nivelit qendror projekti do të promovojë ndryshime të qëndrueshme në nivel komunal. MF-ja ka për detyrë që me plotësim ndryshimin e ligjit ne kemi dhënë udhëzimet e para në prokurimin publik”, ka thënë ai.
Ai tha se karakteristikë e këtij projekti është që përveç vështirësive dhe dobësive, do të vijnë në pah edhe sukseset dhe të arriturat nga ana e zyrtarëve të prokurimit.
“MF-ja është e gatshme të mbështesë bartësit e këtij projekti dhe presim që rezultatet të jenë të shkëlqyeshme dhe ne do t’ju mbështesim në mënyrë që ky projekt të jetë i suksesshëm”, tha ai.
Mike De La Rosa, zëvendësdrejtor i misionit të USAID-it në Kosovë, tha se mbesin të përkushtuar për të implementuar reformën për parandalimin e korrupsionit, në mënyrë që të rritet besimi në institucionet vendore.
“Kjo do të rris besimin në institucionet në Kosovë dhe kjo do të rris investimet dhe të krijojë vende të reja të punës. Kjo nuk do të ishte e mundur pa luftimin e korrupsionit nga të gjithë akterëve. Ky projekt do t’i mbështesë komunat dhe qeverinë përmes prokurimit që do të rritet transparenca dhe llogaridhënia”, ka thënë ai.
Kryetari i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Safet Hoxha prezantoi projektin për Prokurimin Elektronik para zyrtarëve institucional.
Ai falënderoi USAID-in, për të cilin tha se ua na ka dhënë mundësuar të realizojnë një prej projekteve më të rëndësishme të Kosovë.
Ai tha se ofrimi i trajnimeve ka qenë gjithashtu pjesë e pakos dhe ky sistem është në tri gjuhë zyrtare.
Ky sistem është i ndërlidhur me sistemin e ATK së për verifikimin e të dhënave.
Zhvilli i kësaj platforme ka filluar në dhjetor të 2014 i financuar nga Banka Botërore që ka qenë pjesë e modernizimit të sektorit publik. Implementimi i tij ka filluar nga Janari i 2017.