Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, gjatë ditëve të fundit ka qenë në krye të mediave rozë për një lidhje të mundshme me regjisorin e famshëm të filmave, Taika Waititi. Fillimisht, ishte vetë këngëtarja ajo që nxiti thashetheme për lidhje, pasi publikoi në rrjete sociale një foto me regjisorin.
Të dy dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Taiki kishte hedhur duart në qafë Ritës, madje të dy ishin veshur njësoj me rroba nga marka e famshme ‘Gucci’. Ndërkohë, sipas informacioneve nga mediat e huaja ata janë në lidhje prej më shumë se një muaji, ndërsa këngëtarja ka qenë në Sydney për spektaklin “The Voice”.
“Ata kanë qenë një çift që nga fillimi i marsit, por i mbanin gjërat private”. Sidoqoftë, të gjithë miqtë e tyre dinë për marrëdhënien. Ata janë vërtet me njëri-tjetrin”, u shpreh një burim për “The Sun”.
Rita ka qenë së fundmi e ftuar në “The Kyle and Jackie O Show”, ku u vendos në siklet për jetën e saj private. Drejtuesit e programit e ngacmuan për lidhjet e saj të dashurisë dhe në fakt Rita arriti t’i shmangej pyetjes me lezet.
“Mendoj se tashmë jam fokusuar tek të qenurit fit për të qenë e sinqertë”, u përgjigj këngëtarja pas një pauze të gjatë.
“Kjo është fantastike, mund të lexoj mes rreshtave”, ju përgjigj një nga moderatorët me shaka Ritës.