E reja nga Brazili lind binjakë me baballarë të ndryshëm

Prishtinë | 14 Qer 2024 | 07:33 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë braziliane ka sjellë në jetë binjakë me baballarë të ndryshëm pasi kreu marrëdhënie seksuale me dy burra në të njëjtën ditë.

19-vjeçarja ka lindur binjakë nëntë muaj pasi ka pasur marrëdhënie seksuale me dy burra në ditën e njëjtë. Në momentin kur fëmijët festuan ditëlindjen  e tyre të parë, ajo filloi të ketë dyshime se kush ishte babai i tyre, kështu që vendosi të bëjë testin e ADN-së për ti hequr dyshimet, raporton News Globo.

Gruaja anonime dyshoi se vetëm njëri ndër ta ishte babai dhe ishte e bindur për këtë fakt kështu që grumbulloi ADN’në e tij. Por, doli pozitive vetëm për njërin fëmijë.

“Isha e çuditur me rezultatin, nuk e dija që diçka e tillë mund të ndodhte pasi që ata janë kaq të ngjashëm.”

Edhe pse mund të tingëllojë bizare, ekspertët mjekësor e konfirmojnë që mund të ndodhë.

“Është e mundur të ndodhë kur dy vezë nga e njëjta nënë janë fertilizuar. Fëmijët bartin materialin gjenetik të nënës, por rriten ndryshe në placenta të ndryshme”

Është një fenomen i çuditshëm, por jo i pamundur. Në shumë situata nuk do të mund ta dinit kurrë vetëm nëse do të bënit një test ADN’je.

Të ngjashme