Mbretëria e Bashkuar është izoluar të hënën nga shumica e Evropës pasi aleatët e saj më të ngushtë i këputën lidhjet transportuese për shkak të frikës së një forme të re të koronavirusit, duke shkaktuar kaos për familjet dhe kompanitë pak ditë para daljes së saj nga orbita e Bashkimit Evropian.
Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Austria, Zvicra, Irlanda, Izraeli dhe Kanadaja kanë ndaluar udhëtimet me Britaninë pasi kryeministri Boris Johnson paralajmëroi për shpërthim të ri alarmues të virusit, duke vlerësuar se ky përbënte rrezik të lartë për vendin.
Johnson ka mbyllur kufirin e saj për hyrjen e njerëzve dh ekamionëve nga Mbretëria e Bashkuar, duke këputur njërën prej arterieve kryesore tregtare me Evropën kontinentale, hap që sekretari britanik i Transportit, Grant Shapps, ka thënë se është befasues.
“Jam në kontakt me homologun tim në Francë dhe ne po bëjmë çmos që të rinisim transportin, në fakt është në thënë se do të lejohet sa më shpejt që është e mundshme”, ka deklaruar ai për televizionin “Sky”.
Shapps ka thënë gjithashtu heqja e ndalesave është prioritet i tij, por duke pasur parasysh përgatitjet britanike për t’i dhënë fund transicionit të Brexitit, vendi ishte i përgatitur edhe për kaosin eventual.
Bisedimet për marrëveshje tregtare Brexiti pritet të vazhdojnë.
Johnsoni ka thënë të shtunën se ka anuluar planet për Kërshëndella për miliona britanikë për shkak të asaj që e ka quajtur shpërthim i ri koronavirusi, megjithëse ka theksuar se ende nuk ka dëshmi nëse kjo formë e re është më vdekjeprurëse ose nëse shkakton sëmundje më të rëndë.
Njerëzit po qëndronin në platforma afër trenit të Eurostarit sipas orarit të planifikuar për të udhëtuar nga Londra në Paris, por kjo po ndodhte para se edhe Franca të bëhej pjesë e vendeve që do të ndalonin udhëtimet nga Britania e Madhe nga e diela.
Në variantin e ri të koronavirusit janë regjistruar 23 ndryshime të ndryshme, shumë prej të cilave të lidhura me ndryshim në një proteinë, pjesë e virusit. Shapps ka thënë se Britania ka kryer disa prej analizave më të mira botërore të mutacioneve të virusit, kështu që tani vetëm po analizon se çfarë po ndodh me virusin në vendet tjera.
Kryekëshilltari shkencor, Patrick Vallance, ka thënë se varianti i ri mund të jetë edhe në vendet tjera, por mund të ketë filluar të shfaqej për herë të parë në Britani.
Britania e Madhe kishte nisur përgatitjet për vendosjen e kamionëve në Kent në kuadër të planeve se mund të ketë kaos pas finalizimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian natën e 31 dhjetorit.
Npër autostradat e vendit janë krijuar kolona të gjata. Shumica prej tyre ishin nisur drejt porteve, sikur zhvillohet normalisht transporti i mallrave nga Evropa kontinentale në Britani dhe anasjelltas.
E sëmura e Evropës”, ishte kryeartikulli i i të përditshmes, “Daily Mirror”, shoqëruar me një fotografi të Johnsonit, përderisa “The Sun” shkruante: “Franca nuk tregon fare mëshirë”.
Mbyllja e tunelit të Kanalit që ndan dy vendet dhe e porteve pastaj do të ndikojë në eksportimin e mallrave dhe shitjen e peshqve nga Skocia në Evropë, dhe në importin e mallrave për qendrat tregtare britanike. Tashmë, shoferët evropianë do të refuzojnë të udhëtojnë drejt shtetit ishullor.
“Mbyllja e trafikut britanik nga Franca, përfshirë fregatat, përbën vështirësi të madhe për kapacitetin britanik për importim dhe eksportim të mallrave kryesore gjatë periudhës së ngarkuar të Kërshëndellave”, ka thënë Andreë Opie, drejtor i ushqimit dhe qëndrueshmërisë në Konsorciumin Tregtar Britanik.
“Përderisa mallrat mund të hyjnë nga Franca, pak firma transportuese do të mund të dërgojnë kamionë dhe shoferë nga Britania e Madhe pa garancinë se mund të kthehen në BE në kohën e duhur”.