BE e ShBA ndërtojnë qendër humanitare në Serbi?

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 11:11 | Nga

Bashkimi Europian planifikon të japë mjete financiare për ndërtimin e Qendrës humanitare në aeroportin Ponikve tek Uzhica në Serbi, shkruan sot gazeta e Beogradit “Danas”.

Duke u thirrur në burimet e veta diplomatike, kjo gazetë thekson se projekti është ende në fazën e shqyrtimit dhe se në të është e përfshirë edhe ShBA-ja përmes ambasadës së vet në Beograd, transmeton Koha.net.

Qendra humanitare do të duhej t’i bëhej pandan qendrës ruso-serbe në Nish.

Qendrën në Nish ShBA-ja e konsideron stacion spiunimi të Rusisë për të vëzhguar forcat amerikane dhe ato KFOR-it në Kosovë

Drejtori i aerodromit Ponikve Sasha Saviq ka thënë se ky aeroport vjet ka konkurruar te Delegacioni i BE-së në Serbi për ndërtimin e qendrës për situata emergjente që do të duhej të mbulonte Serbinë Perëndimore, Bosnjën Lindore dhe Malin e Zi verior.

Sipas fjalëve të tij, kjo ide ka hyrë në projekt por konfirmimi i realizimit ende nuk ka arritur.

“Na kanë vizituar përfaqësuesit e ambasadës së ShBA-së në Beograd dhe na kanë thënë se ideja është interesante. Po presim edhe përgjigjen tyre”, ka thënë Saviq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme