E shihni të dashurin në ëndërr duke ju tradhtuar?

Prishtinë | 07 Tet 2024 | 07:27 | Nga

Të ëndërrosh një tradhti është shumë e zakonshme, por çfarë do të thotë realisht të tradhtosh partnerin? Sa herë ju ka ndodhur të zgjoheni në ankth sepse keni ëndërruar se partneri ju ka tradhtuar me një femër tjetër?

Nuk është e rrallë, përkundrazi është një situate shumë e zakonshme dhe me siguri ju ka ndodhur të shihni dhe në mëngjes sapo jeni zgjuar keni pasur ndonjë dyshim që në disa raste mund të transformohet edhe në shqetësim.

Mbase zemra juaj ju dërgon mesazhe, mbase instinkti juaj ju tregon për diçka që nuk shkon? Nuk është e thënë, do të ishte shumë e thjeshtë nëse e shihni në këtë mënyrë.

Çfarë do të thotë një tradhti në ëndërr? Në të vërtet nuk ekziston një përgjigje e saktë dhe çdo njëri nga ju duhet ta kërkojë në thellësi të mendjes.

Mendja në gjumë mund të bëj shaka duke përzier kënaqësinë, ndjenjat dhe kujtimet por ndonjëherë bëhet fjalë edhe për shqetësime për të cilat përpiqemi të mos i japim rëndësi. Por kur humbasim kontrollin e mendjes këto mendime dalin në sipërfaqe.

Kjo nuk do të thotë se keni qëllim për të tradhtuar partnerin tuaj apo nëse është ai që do t’u tradhtoj.

Sipas një studimi mbi tradhtinë, ëndrrat mund të nxjerrin dëshirën për të tradhtuar partnerin. Shumë të intervistuar jo rastësisht kanë treguar se para se të tradhtonin kishin parë shpesh herë në ëndërr se kishin tradhtuar partnerin dhe në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për aventura me të panjohur.

Një përqindje e vogël tregonin se kishin ëndërruar një aventurë me një mik apo koleg pune.

Por është dhe e vërtet se është më e shpeshtë të ëndërrosh se jeni tradhtuar, diçka që zakonisht le një ndjenje ankthi, kjo gjë mund te varet nga faktorë të ndryshëm, i pari se gjithash një moment krize seksuale në çift.

Mbase mund të behet fjalë për një ndjenje faji por për të tjerë bëhet shtysë për të tradhtuar. Por shumë shpesh bëhet fjalë për pasiguri sidomos kur personi që partneri ju tradhton në gjumë është dikush që e njihni. Në çdo rast, nëse jeni kërkim të përgjigjeve, përpiquni që fillimisht t’i gjeni tek vetja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme