Manchester United janë gati t’i bëjnë një ofertë ish-lojtarit të tyre, tani mbrojtësit të West Bromit, Jonny Evans, për t’u rikthyer në Old Trafford, shkruan Mirror.
Jose Mourinho beson se Lousi van Gaal kishte bërë një gabim të madh që e kishte shitur Evans për vetëm 8 milionë euro në 2015.
Për Evans interesim ka treguar edhe Manchester City. Por, tani West Brom i ka caktuar çmimin prej 35 milionë eurosh mbrojtësit nga Irlanda e Veriut.