E shpalli kandidaturën për deputet, Avni Arifi flet pas zyrtarizimit te AAK-ja

Prishtinë | 12 Maj 2026 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Avni Arifi do të garojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se kandidaturën e tij për deputet e ka shpallur mbrëmë në Rubikon, ndërsa tregoi se pse i hyri garës.

“Mbremë në Rubikon e shpalla kandidaturën time për deputet. Në garë po hy sepse kam përvojë, kam njohuri dhe kam besim se këto mund t’i shërbejnë vendit tim në këtë fazë. Kosovës sot i duhen njerëz që dinë me ndërtu partneritete, me hap rrugë për zhvillim dhe me e përfaqësu shtetin me dinjitet. Besoj në një Kosovë të fortë ekonomikisht, të lidhur ngushtë me SHBA-të dhe Perëndimin, ku politika nuk prodhon urrejtje por perspektivë”.

“Në Aleancë është ndërtuar një ekip i fuqishëm. I lumtur se do të jem pjese e këtij ekipi që udhëhiqet nga Ardian Gjini Kosova nuk ndërtohet me urrejtje. Kosova ndërtohet me vizion, punë dhe partneritet me botën perëndimore”, shkroi ai.

Të ngjashme