E veçanta e iPhone-it të presidentit Obama me funksione tejet të cunguara

Prishtinë | 28 Tet 2016 | 16:16 | Nga

Ai mund të jetë njeriu më i fuqishëm në botë, por telefoni i kompanisë Apple, iPhone të cilin e posedon Barack Obama, ka disa funksione strikte.

Presidenti i SHBA-së, ka deklaruar se telefoni i tij është i limituar vetëm në pranimin e emailave dhe kërkimin në internet.

Ndërsa ai absolut nuk mund të bëjë fotografi, luajë muzikë apo të bëjë thirrje, transmeton lajmi.net.

Këtë, presidenti Obama e zbuloi të hënën në Jimmy Kimmel. Ai shpjegoi se këto rregulla i ka pasur përgjatë gjithë presidencës së tij.

“ Unë supozoj që ndonjë ditë, në ndonjë kohë, dikush do ta lexoj këtë email, kështu që unë nuk dërgoj mesazhe të cilat ndonjë ditë mund të jenë në faqen e parë të gazetave”, tha Obama.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme