Ec ma ndryshe: Komuna e Prishtinës më transparentja

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 14:35 | Nga

Organizata “Ec ma ndryshe” ka publikuar sot Indeksin e Reformës së Transparencës Komunale, ku Komuna e Prishtinës del si komuna me nivelin më të lartë të transparencës gjatë vitit 2017.

Indikatorët që janë monitoruar dhe në të cilët është bazuar ky Indeks, janë: Kryetari, Drejtorët dhe Anëtarët e Kuvendit, Organizimi dhe funksionimi, Puna e organeve politikë-bërëse dhe vendimmarrëse, Luftimi i sjelljeve të pahijshme dhe keqpërdorimeve, Integrimi evropian, Kontabiliteti dhe buxheti, Kontratat e prokurimit publik, furnizimit dhe granteve, Të punësuarit në administratën publike dhe organizatat/institucionet publike.

Gjithashtu është përfshirë edhe Pasuria kapitale dhe jokapitale, Informimi dhe shërbimi i qytetarëve, Bashkëpunimi me shoqërinë civile, Planifikimi urban dhe monitorimi i projekteve urbanistike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme