Ecje kundër kancerit, kërkohen masa për parandalimin e trajtimin e kësaj sëmundjeje

Prishtinë | 28 Tet 2017 | 14:03 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në ecjen simbolike për të shënuar muajin e luftimit të kancerit të gjirit, u kërkua të merren më shumë masa për parandalimin e kësaj sëmundjeje; përfshirë kontrolle të shpeshta nga gratë, furnizim më i mirë me barna e më shumë mjete financiare.

Me këtë rast, drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë u zotuan se do të punojnë në ngritjen e kapaciteteve që i gjithë trajtimi i kancerit të gjirit të bëhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në këtë aktivitet që organizohet për të dhjetën herë nga OJQ “Jeta-Vita”, me moton “Zbulimi i hershëm = Mbijetesë”, morën pjesë shumë figura nga jeta politike, udhëheqës organizatash joqeveritare e qytetarë.

Pjesë e këtij manifestimi ishin kryeministri Ramush Haradinaj, ish-presidentja Atifete Jahjaga; zv.kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli; ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli; ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha; ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku; kandidatët për kryetar të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti e Arban Abrashi, e personalitete të tjera.

Kryeministri Haradinaj tha se kanceri i gjirit sot është rrezik për të gjitha shoqëritë, për të gjitha vendet, por siç tha ai, rreziku bëhet më i madh në Kosovë për shkak të specifikave që i kemi dhe për shkak të hezitimit të femrës kosovare, që të bëjë kontrollet e duhura dhe të ndodhë diagnostikimi në kohë.

“Për këtë ditë më së miri na tregojnë ata që e kanë kaluar këtë sfidë. Edhe unë kam pas rastin të njoh zonja që e kanë kaluar këtë sfidë. Qëllimi i kësaj dite, ashtu sikur organizatorët e kanë paraqitur, është të sensibilizojmë vetveten, secilën zonjë, secilin prej nesh që t’i paraprijmë këtij rreziku duke bërë kontrolle dhe të arrijmë te diagnostikimi sa më i hershëm kur ekziston ky rrezik, sepse është sëmundje e shërueshme nëse identifikohet në kohë”, tha Haradinaj.

Para të pranishmëve, Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës ndjen peshën e përgjegjësisë dhe obligohet që me të gjithë mekanizmat, institucionet shëndetësore dhe të tjera, të ndihmojë në identifikimin e hershëm të kësaj sëmundje.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, iu bëri thirrjeve institucioneve përgjegjëse që të marrin masa për parandalimin e kancerit të gjirit. Ajo tha se është e domosdoshme që të bëhet furnizimi më i mirë me barna dhe më shumë mjete financiare.

“Ecja për vetëdijesimin ndaj kancerit, ky pikëtakim është gjithashtu thirrja jonë e përbashkët për më shumë përkrahje për parandalimin e kancerit. Është shqetësuese fakti që numri i vdekjeve nga kanceri po rritet. Kanceri i gjirit po iu kushton me jetë shumë njerëzve. Është e domosdoshme të ndërmerren më shumë masa për këtë sëmundje; furnizim më të mirë të barnave, më shumë mjete financiare për hulumtime shkencore”.

“Duhet të bëjmë më shumë për vajzat dhe gratë”, shtoi ajo.

E ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, u zotua se që nga viti i ardhshëm do të ketë më shumë mjete financiare për përmbushjen e nevojave të personave që vuajnë nga kanceri i gjirit.

“Dëshiroj të them që Ministria e Shëndetësisë do të bëj çmos. Së bashku me QKUK-në kemi arritur që të gjitha shërbimet të mund të kryhen në këtë qendër, por ne e dimë se kjo nuk është boll. Gjatë vitit të ardhshëm do të shihni një rritje në buxhet për të përmbushur nevojat tuaja”, u zotua kreu i MSh-së.

Këtë manifestimi me pjesëmarrjen e saj e mbështeti edhe ministrja e Integrimeve Evropian, Dhurata Hoxha. Ajo tha se duhet të bëhet më shumë, jo vetëm në muajin tetor, por gjatë gjithë vitit, që kjo sëmundje të parandalohet.

Thirrje për të shfrytëzuar mamografët që gjenden në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, bëri dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai tha se kauzat si kjo për luftën kundër kancerit shkojnë përtej politikave ditore dhe zgjedhjeve.

Nafie Latifi, nga Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “JetaVita” tha se kjo ecje shënon finalizimin e punës që kanë bërë gjatë këtij muaji, të punëtorive që kanë organizuar në nëntë komunat e Kosovës për t`i njoftuar të gjithë për shenjat e kancerit të gjirit dhe parandalimit të tij.

Kryeministri Haradinaj mori pjesë në manifestimin e 10-të të Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit 

Kryeministri Haradinaj mori pjesë në manifestimin e 10-të të Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit

Image may contain: 1 person, standing and outdoorImage may contain: 22 people, people smiling

Image may contain: 7 people, people standing, crowd, shoes, tree and outdoor

Image may contain: 6 people, people smiling, people standing, shoes and outdoor

Të ngjashme