Ed Sheeran nuk do të tolerojë ndonjë padi ndaj tij për vjedhje të muzikës pa luftuar mbrapa.
Këngëtari ka insistuar se nuk ka asnjë provë që tregon se ka kopjuar melodinë e këngës “The Rest of Our Life” të cilën e ka kompozuar për Tim McGraw dhe Faith Hill.
Padia ndaj Ed erdhi në janar dhe në të pretendohet se artisti ka marrë melodinë nga kënga “When I Found You” të cilën Sean Carey dhe Beau Golden kishin kompozuar për Jasmine Rae.
Sheeran ka prezantuar dokumente të reja ku thotë se nuk ka asgjë të njëjtë në mes të këtyre dy këngëve dhe se “The Rest of Our Live” është origjinale.
Mbetet që tani të vendosë një gjykatë, ndërsa ju dëgjoni të dyja këngët dhe vendosni vetë.