Ed Sheeran i ka inkasuar madje 20.9 milionë dollarë vitin e kaluar (2018).
Kompania e yllit, Ed Sheeran Limited, i fitoi gjithsej 39.7 milionë dollarë – me një profit prej 23.6 milionë dollarësh.
Të ardhurat e këngëtarit të hitit Shape of You u rritën për 4,5 milionë dollarë vitin e kaluar, duke i dhënë yllit të ardhura të përafërta ditore prej 57,478 dollarë.
Megjithatë, të ardhurat e Ed nuk ndalen këtu, pasi që biznesi në fjalë merret vetëm me të ardhurat e këngëtarit të hitit “I Don’t Care” nga kompozimet dhe albumet e tij, dhe i përjashtojnë paratë që ai i fiton nga koncertet e tij, shkruan KOHA Ditore.
Turneu dyvjeçar rekordthyes i yllit, Divide World Tour, tashmë i ka gjeneruar 742.3 milionë dollarë, që do të thotë se fitimi i tij i përgjithshëm do të jetë dukshëm më i lartë.
Një burim i brendshëm i tha gazetës britanike The Sun: “Ky fitim i madh tregon ende se njerëzit po e mbajnë muzikën e tij dhe, ajo që është më e rëndësishmja, ende po e blejnë atë që ai e regjistron në shifra të mëdha.
“Shumica e fitimeve nga albumi Divide, të cilin e publikoi në vitin 2017, do të përfshihen në shifrat e sapo publikuara”.