Ed Sheeran ka zbuluar detaje të reja mbi albumin e ardhshëm – dhe tha se nuk ka rëndësi nëse ai dështon, transmeton Klan Kosova.
Albumi i fundit i 27-vjeçarit ‘Divide’ ishte një sukses i madh mbarëbotëror, por në një intervistë me gazetën Sunday Mirror, artisti tha se i riu nuk do të jetë pop dhe se nuk është i shqetësuar për shitjet.
“Albumi tjetër nuk është pop dhe e di që njerëzit presin që i riu të jetë akoma më i mirë”.
Sheeran lëshoi ‘Divide’ vitin e kaluar, në të cilin përfshiheshin këngët “Shape Of You”, “Castle On The Hill” dhe “Perfect”.
Ylli britanik u emërua artisti me më së shumti shitje në botë gjatë vitit të kaluar.