Eden Hazard është tërhequr nga skuadra belge dhe nuk do të luajë në ndeshjet ndaj Greqisë dhe Rusisë pas një tërheqje muskulore.
Sulmuesi i Chelsea humbi ndeshjen e fituar nga Chelsea në Ligën Premier League ndaj Stoke Cityt në fundjavë pasi pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes në mesjavë.
Megjithëse dëmtimi u konsiderua i vogël, Antonio Conte bashkë me stafin mjekësor nuk duan të rrezikojnë me sezonin që hyrë në një fazë vendimtare.
Hazard ka qenë në një formë të mrekullueshme teksa Chelsea po marshon drejt titullit të Ligës Premier dhe është në gjysmëfinalen e FA Cup.
Conte kërkon ta lërë pushim lojtarin në mënyrë që të jetë gati të rikthehet ndaj Crystal Palace më 1 prill.
Belgjika do të luajë ndaj Greqisë në kualifikueset e botërorit dhe një miqësore ndaj Rusisë.