Janë edhe 23 deputetë të cilët do të mbajnë fjalim në Kuvendin e Kosovës, para se demarkacionit t’i jepet mundësia për të dalë në votim.
Kësisoj, fjalimet mund të vazhdojnë deri pas mesnatës. E, nëse demarkacioni del në votim, kjo mund të ndodhë vetëm rreth orën 01:00.
Edhe për deputetët brenda Kuvendit janë bërë të padurueshme fjalimet e kolegëve të tyre, prandaj po lëshojnë sallën e Kuvendit kohë pas kohe.
Që nga ora 4:30 kur ka filluar seanca janë duke folur deputetët e kanë mbetur edhe 23 të tjerë pa marrë fjalën akoma.
Secili fjalim zgjatë potencialisht 10 minuta, e në total i bie që të dëgjojmë edhe 300 minuta të tjerë, apo pesë orë.