Edhe 95 ndërtesa të banimit dështojnë në testet e sigurisë në Britani

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 15:12 | Nga

Testet e sigurisë kanë dështuar edhe në 95 ndërtesa të tjera të banimit në Britani të Madhe, të cilat u kryen pasi 79 persona u vranë në një zjarr që e kaploi një bllok banimi në perëndim të Londrës në fillim të këtij muaji, ka thënë sot një zëdhënës i kryeministres britanike Theresa May.

“Për momentin, jemi në një pozitë ku 92 ndërtesa në 32 zona lokale kanë dështuar në testimet e sigurisë,” ka thënë ai.

Ai ka thënë se kryeministrja ka kërkuar një hetim të madh kombëtar për atë se çfarë ka shkuar keq me veshja, e cila është duke dështuar në testime, ishte vendosur në ndërtesat e banimit nëpër vend gjatë disa dekadave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme