Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sonte mbledhjen e Kryesisë.
Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka thënë se çështjet kryesore për të cilat është diskutuar kanë qenë zgjedhjet e brendshme dhe ndryshimet statutare.
“Në vazhdën e procesit të reformave partiake, sonte u mbajt mbledhja e radhës e Kryesisë dhe kryetarëve të degëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Fokus i diskutimit ishin përgatitjet për zgjedhjet e brendshme si dhe ndryshimet statutare”, ka thënë Haradinaj përmes Facebook.
“Aleanca ka nisë procesin e draftimit të Statutit me ndryshimet konform me reformën, përmes së cilës synohet konsolidimi i mëtejmë i partisë, si një promotore e politikave të qendrës së djathtë në vend”.