Edhe Abrashi e Dushi japin komentet në emër të LDK-së për ligjshmërinë e dekretit të Thaçit

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 14:05 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese komentet në lidhje me kushtetutshmërinë e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i LDK-së,  Arban Abrashi tha se kanë dorëzuar komentet që lidhen me kushtetutshmërinë të dekretit të presidentit sa i përket  nominimit të Abdullah Hotit për kryeministër.

“Dekreti është në përputhje të plotë dhe se Kuvendi i Kosovës ka të drejtë ta bëjnë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha ai

Ndërsa deputeti Florian Dushi ka thënë se sot kanë dorëzuar një pjesë të komenteve që lidhen me kushtetutshmërinë e dekretit të presidentit sa i përket nominimit të Hotit.

“ Çka do të duhej të zhvillohej më tutje pas mocionit të mosbesimit të qeverisë. Dekreti është në përputhje të plotë dhe se Kuvendi i Kosovës ka të drejtë ta bëjnë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme