Edhe Chelsea pas Jude Bellinghamit

Prishtinë | 17 Sht 2022 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Chelsea është gati t’i hyjë garës për të nënshkruar me yllin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.

Blutë do të përballen me konkurrencë të fortë nga Manchester United, Liverpool dhe Real Madridi, për të siguruar shërbimet e mesfushorit anglez.

Bellingham është duke shkëlqyer me skuadrën gjermane, teksa së fundmi ai shënoi gol edhe ndaj Manchester Cityt, në Ligën e Kampionëve.

Ai kaloi te Dortmundi nga Birminghami në verën e vitit 2020, për një shifër prej 25 milionë euro.

Anglezi për momentin në “Transfermarkt” ka vlerën 80 milionë euro.

Të ngjashme