Ekonomia Online
FUNDIT

Edhe disa ditë që pensionistët pa 15 vjet stazh të regjistrohen në formular për pension të pjesshëm kontributiv

Edhe disa ditë që pensionistët pa 15 vjet stazh të regjistrohen në formular për pension të pjesshëm kontributiv

Ministri i Financave Hekuran Murati para disa ditësh ka njoftuar se të gjithë pensionistët të cilët për shkak të largimit të dhunshëm nga puna në vitet 90-ta dhe që nuk kanë arritur t’i plotësojnë 15 vjet stazh, ata do të kenë mundësinë që të kalojnë në kategorinë e pensionit parcial kontributiv, nëse i plotësojnë kriteret […]

Ministri i Financave Hekuran Murati para disa ditësh ka njoftuar se të gjithë pensionistët të cilët për shkak të largimit të dhunshëm nga puna në vitet 90-ta dhe që nuk kanë arritur t’i plotësojnë 15 vjet stazh, ata do të kenë mundësinë që të kalojnë në kategorinë e pensionit parcial kontributiv, nëse i plotësojnë kriteret ligjore sipas ndryshimeve ligjore të miratuara nga Kuvendi.

Sipas Muratit pensionistët duhet që brenda këtij muaji të regjistrohen në një formular online, e pastaj ata do të ftohen më radhë nga zyrat e pensionistëve për paraqitje të aplikacionit për kalim në skemën parciale kontributive.

“Para se të fillojë zbatimi i skemës së re, ftohen të gjithë pensionistët të regjistrohen në formularin më poshtë deri në fund të muajit gusht, ashtu që zyrat e pensioneve pastaj t’i ftojnë sipas radhës për paraqitjen e aplikacionit për kalim në skemën parciale kontributive në mënyrë që të evitohen pritjet e gjata para sporteleve”, ka njoftuar Murati para disa ditësh.

Kliko këtu për të plotësuar formularin

Të ngjashme