Sipas Organizatës Demokracia në Veprim (DnV) ka dalë me rezultate preliminare për zgjedhjet për kreun e Komunës së Drenasit.
Sipas DnV-së, nga 90 për qind të votave të numëruara, kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci ka marrë 63 për qind të votave.
Kandidati i Nismës, Isa Xhemajlaj, ka marrë 37 për qind të votave.
Edhe DnV e nxjerr fitues Lladrovcin
Organizata Demokracia në Veprim (DnV) ka dalë me rezultatet e para jozyrtare për zgjedhjet për kreun e Komunës së Drenasit.
Sipas DnV-së, kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci ka marrë 56 për qind të votave dhe ai do të jetë kryetari i ri i Drenasit.
Këto janë rezultatet nga më shumë se 50 për qind e votave të numëruara. “Por ky është trendi”, kanë thënë zyrtarët e DnV-së.