Ekonomia Online
FUNDIT

Edhe dy gazetare nga Ukraina mbërrijnë në Kosovë

Edhe dy gazetare nga Ukraina mbërrijnë në Kosovë

Kanë mbërritur në Kosovë edhe dy gazetare nga Ukraina, Maryna Zhyvotkova dhe Viktoriia Kaidash. Ato mbërritën mesditën e së hënës në Aeroprotin Ndërkombëtar të Prishtinës. Deri më tani në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo” janë strehuar katër gazetare nga Ukraina. “Në kuadër të këtij programi, gazetarët që janë detyruar të ikin nga […]

Kanë mbërritur në Kosovë edhe dy gazetare nga Ukraina, Maryna Zhyvotkova dhe Viktoriia Kaidash.

Ato mbërritën mesditën e së hënës në Aeroprotin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Deri më tani në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo” janë strehuar katër gazetare nga Ukraina.

“Në kuadër të këtij programi, gazetarët që janë detyruar të ikin nga Ukraina përfitojnë pagë mujore, pagesën e qerasë dhe sigurim shëndetësor”, njofton Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Të ngjashme