Edhe dy muaj paraburgim ndaj 70-vjeçarit që vrau gruan e tij me sëpatë

Prishtinë | 08 Jan 2023 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit të dyshuarit I.G (70-vjeçar), nën dyshimin se vrau me sëpatë gruan e tij S.G, në shtëpinë e tyre, më 25 nëntor 2022 në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Ajo tha se i dyshuari do të qëndrojë në paraburgim deri më 25 shkurt.

“Referuar kërkesës tuaj për informata ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të akuzuarit I.G, për veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 dhe 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e PTHP dhe të pandehurit I.G i ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, prej datës 25.12.2022 deri me datë 25.02.2023”, tha Gashi për BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Të ngjashme