Autoritetet australiane njoftuan se dy persona kanë vdekur nga zjarri në rajonin New South Wales, ndërsa mijëra të tjerë janë vendosur në zona bregdetare për t’i ikur rrezikut nga flakët.
Banorët lokalë thanë se për të është përvojë e tmerrshme që ishin të detyruar të strehohen në tenda dhe barka nën qiellin që ka marrë ngjyrë të kuqe dhe në ajrin e rënduar nga tymi.
Disa pika turistike përgjatë bregdetit mes qyteteve Sydney dhe Melbourne janë izoluar nga vatrat e zjarrit.
Zona emergjente tashmë është shpallur në një gjatësi prej 500 kilometrash në rajonet New South Wales dhe Victoria.
Trupat e dy burrave, të cilët besohet se ishin baba e bir, u gjetën në qytezën Corbargo. Një zjarr masiv e kishte përfshirë rrugën kryesore të këtij vendi të martën.
Policia njoftoi se pesë persona të tjerë vazhdojnë të mbesin të zhdukur në këtë rajon.
Autoritetet kanë bërë thirrje që turistët dhe banorët lokalë të mos udhëtojnë nëpër këtë rajon, sepse tash është shumë vonë dhe shumë e rrezikshme për t’u zhvendosur, shkruan “BBC”.