Ekonomia Online
FUNDIT

Edhe Edi Rama me populizëm dhe propagandë të fuqishme kishte fituar shumicën absolute në zgjedhje demokratike

Edhe Edi Rama me populizëm dhe propagandë të fuqishme kishte fituar shumicën absolute në zgjedhje demokratike

Arroganca me të cilën u rrënua Teatri Kombëtar në Tiranë është një mostër tejet përfaqësuese e qeverisjes së autokratëve që – me populizëm dhe propagandë të fuqishme – fitojnë shumicën absolute në zgjedhje demokratike. Është mirë ta kujtojmë se Kryeministri aktual i Shqipërisë në zgjedhjet e fundit atje ia kërkoi qytetarëve 51% të votës, përkatësisht […]

Arroganca me të cilën u rrënua Teatri Kombëtar në Tiranë është një mostër tejet përfaqësuese e qeverisjes së autokratëve që – me populizëm dhe propagandë të fuqishme – fitojnë shumicën absolute në zgjedhje demokratike.

Është mirë ta kujtojmë se Kryeministri aktual i Shqipërisë në zgjedhjet e fundit atje ia kërkoi qytetarëve 51% të votës, përkatësisht iu kërkoi “timonin” që vetë ta drejtonte vendin, siç shprehej ai.

Pasi i diskreditoi të gjitha institucionet e vendit – dobësimit të së cilave i kontribuan edhe ai dhe partia e tij – dhe e bleu lirë pjesën më të madhe të shoqërisë civile dhe kundërshtarëve politikë, me popullizëm dhe propagandë të fuqishme qytetarëve të Shqipërisë iu imponua si zgjidhja e vetme për të gjitha problemet e tyre.

Qytetarët e zemëruar i besuan.

Zemërimi me keq-qeverisjen paraprake ju kishte errtësuar arsyen, duke i bërë të harrojnë se e keqja nuk ka fund.

Për më shumë, duke përfituar nga padrejtësia që mbizotëronte në Shqipëri me dekada, qytetarët i besuan që ai të dizajnonte dhe udhëhiqte edhe procesin e vetting-ut në drejtësi.

Pak qytetarë e dinin se procesi i vetting-ut jo vetëm që nuk kishte për qëllim largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar por nuk synonte as zëvendësimin e tyre me gjyqtarë dhe prokurorë lojalë ndaj regjimit të ri, siç bënë paraardhësit e tij.

Jo, Kryeministri i Shqipërisë kishte një plan edhe më brutal. Paralizimin e plotë të sistemit të drejtësisë në mënyrë që të vepronte i vetëm dhe i papenguar nga gjyqtarët dhe prokurorët kur do të zbatonte programin e tij të vërtetë qeverisës për të shndërruar Shqipërinë në një shtet feudal në pronësi të dhjetra oborrtarëve të tij.

Edhe çështja e Teatrit Kombëtar ngjan dhe është e ndërlidhur me vetting-un në drejtësi.

Po rrënohet një ndërtesë e vjetër e Teatrit Kombëtar në emër të një “ndërtese të re dhe më të bukur” të Teatrit Kombëtar. Veçse, ndërtimi i ri do të jetë gjithçka përveç Teatër Kombëtar.

Në anën tjetër, ky rrënim u realizua edhe për shkak se aktualisht Shqipëria jo vetëm që nuk ka Gjykatë Kushtetuese të pavarur por i mungon ky institucion në tërësi për shkak se vetting-u “ka mbetur në gjysmë!”

Përderisa rrënimi i Teatrit Kombëtar është çështje e brendshme e Shqipërisë që duhet të adresohet dhe zgjidhet nga qytetarët që jetojnë atje – siç edhe po ndodhë – ne duhet ta ndjekim me kujdes pasi që një model i njëjtë i qeverisjes po na propozohet edhe në Kosovë, madje me një propagandë edhe më të sofistikuar.

Të ngjashme