Snapchat hap kamerën e telefonit menjëherë si të hapet aplikacioni, ndërsa tani Facebook është duke tentuar ta bëjë të njëjtën gjë, me një tipar të ri testues për Olimpiadën që sivjet mbahet në Brazil dhe për atë të pas katër viteve që do të zhvillohet në Kanada (2020), transmeton koha.net.
Në vend të fjalisë “çfarë jeni duke bërë” që del në fillim te Facebook, përdoruesve do t’u hapet kamera, derisa shefi i Facebook, Mark Zuckerberg premton të vë “videot në zemër të të gjithë aplikacioneve”.
Tipari i ri bëhet integrimi i parë zyrtar i filtrave të animuar nga kompania që Facebook e ka blerë së fundit, MSQRD, të cilat janë të ngjashme me filtrat e selfieve në Snapchat, transmeton koha.net.
Përdorimi i teknologjisë MSQRD, u jep përdoruesve filtër të ndryshëm si ngjyrosja e fytyrës me flamurin Brazilian apo fjalia e shkruar në fytyrë “Go Canada”.