Rasti i Banjskës, avokatja kërkon dënim maksimal dhe kompensim për policin e plagosur

Prishtinë | 15 Pri 2026 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Avokatja e zyrtarit policor të plagosur në sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë, Besjana Ismajli, ka kërkuar nga gjykata dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarit, si dhe kompensim për dëmet e shkaktuara ndaj klientit të saj, raporton Ekonomia Online.

Ajo, në emër të zyrtarit policor Çlirim Shaqiri, tha se provat e administruara kanë dëshmuar qëllimin për destabilizim të rendit kushtetues dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të të akuzuarve në sulm.

Ajo theksoi se klienti i saj ka pësuar pasoja të rënda fizike dhe psikike nga sulmi dhe ende nuk është rehabilituar plotësisht.

“Qëllimi për destabilizim të rendit kushtetues provohet përmes provave të administruara dhe të shqyrtuara, deklarimit dhe dëgjimit të dëshmitarëve të gjithë organizimit të sulmit. Tre të akuzuarit që janë prezent, pra është dëshmuar mjaftueshëm se kanë qenë pjesë aktive e grupit terrorist i cili nuk është formuar rastësisht. Çlirim Shaqiri nga ky sulm terrorist nga këta të pandehur dhe shokët e tyre u lëndua si nga aspekti fizik dhe psikik, ku i njëjti akoma nuk ka rifilluar dhe nuk është rehabilituar. Ne tani nga gjykata kërkojmë që tre të akuzuarit t’i shpallë fajtorë, t’i marrë parasysh të gjitha rrethanat rënduese si shkallë e lartë e dashjes, kryerja e veprës penale në mënyrë mizore, ashtu që të akuzuarit t’i dënojë me burgim të përjetshëm, si dhe t’i detyrojë që të dëmtuarin Çlirim Shaqiri ta kompensojnë për shërim dhe rehabilitim nga dëmtimet që i ka marrë nga veprimet e tyre kriminale”, tha ai.

Të ngjashme