Edhe Gecaj i reagon Haradinajt

Prishtinë | 21 Dhj 2017 | 12:19 | Nga

Pas deklaratës së mbrëmshme të Nasim Haradinaj, se “punë e madhe që janë vra të LDK-së”, ka reaguar edhe anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj.

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se të gjithë përfaqësuesit institucional e shtetëror, posaçërisht krerët institucional, por edhe përfaqësuesit e shoqatave të UÇK-së, do të duhej të distancohen sa më parë nga deklarimi i Nasim Haradinajt.

Postimi i plotë i Gecajt:

HESHTJA ËSHTË PAJTIM!

Të gjithë përfaqësuesit institucional e shtetëror, posaçërisht krerët institucional, por edhe përfaqësuesit e shoqatave të UÇK-së, do të duhej të distancohen sa më parë nga deklarimi i Nasim Haradinajt se nuk ishte “punë e madhe që janë vra të LDK-së”!

Përndryshe heshtja në këtë rast nuk është asgjë tjetër veç pajtim dhe solidarizim me një deklarim të tillë skandaloz!

Ata që pretendojnë të përfaqësojnë popullin, duhet të përfaqësonin edhe dhimbjen e tyre!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme