Edhe Gjermania kërkon që qytetarët e saj të ikin sa më parë nga Ukraina

Prishtinë | 12 Shk 2022 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët gjermanë duhet të largohen nga Ukraina sa më parë, nëse prania e tyre nuk kërkohet në vend, ka thënë ministria gjermane e Punëve të Jashtme.

“Ne po paralajmërojmë që të mos ketë udhëtime për në Ukrainë. Nëse jeni aktualisht në Ukrainë, kontrolloni nëse kërkohet prania juaj. Nëse jo, largohuni sa më parë”.

“Tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës kanë vazhduar të rriten ditët e fundit mes pranisë dhe lëvizjeve masive të njësive ushtarake ruse pranë kufijve të Ukrainës. Një konfrontim ushtarak nuk mund të përjashtohet”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie në uebsajt.

Konsullata e Përgjithshme Gjermane, në Ukrainë, është mbyllur përkohësisht.

Të ngjashme