Edhe Gjykata e Beratit refuzon të hetojë Edi Ramën

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 13:44 | Nga

Gjykata e Beratit ka refuzuar të nisë hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama.

Kështu, këtë të hënë, u rrëzua kërkesa e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për nisjen e hetimeve ndaj kreut të qeverisë.

LSI kërkoi që Rama të vihen në hetim, dhe më tej në gjykim, për thirrjen publike që i bëri efektivëve të Policisë së Shtetit, që pasi të mbaronin orarin zyrtar të punës të dilnin dhe të kërkonin vota për Partinë Socialiste.

Kjo thirrje u bë gjatë fushatës elektorale të 2017-ës, çka u konsiderua një skandal i politizimit të uniformave blu.

Për LSI kjo ishte një thirrje antikushtetuese dhe paditën kreun e qeverisë në Gjykatë. Më herët, edhe Prokuroria e Tiranës nuk pranoi kërkesën e LSI-së, çka çoi LSI-në drejt akimimit në Gjykatën e Beratit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme