Edhe Jordania e dënon hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Jordanisë të hënën përmes një deklarate ka dënuar hapjen e Ambasadës së Kosovës në “Jerusalemin e okupuar”.

Zëdhënësi i ministrisë, Dhaifallah Ali Al-Fayez, theksoi se hapja e kësaj ambasade në Jerusalem vije në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat e legjitimitetit ndërkombëtar.

“Çdo masë apo vendim që synon ndryshimin e statusit ligjor të qytetit të shenjtë janë të pafuqishëm, të paligjshëm dhe nuk kanë efekt juridik”, shtoi ai.

Al-Fayez pohoi gjithashtu se arritja e një paqeje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje me dy shteteve, bazuar në vendimet e legjitimitetit ndërkombëtar, i cili garanton krijimin e një shteti të pavarur palestinez në linjat e 4 qershorit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqyteti i saj.

Palestina dhe Turqia gjithashtu dënuan aktin e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Izrael.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme