Edhe këtë vikend Shqipëria “pushtohet” nga kosovarët

Prishtinë | 29 Kor 2017 | 18:09 | Nga

Rreth 25 mijë persona dhe 5 mijë automjete kanë hyrë në vendin tonë vetëm gajtë 16 orëve të fundit, sipas të dhënave të policisë.

Megjithëse fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit shënon edhe kulmin e hyrjes së emigrantëve shqiptarë që jetojnë në vendet e Bashkimit Europian, policia thotë se pika me trafikun më të madh ka qenë ajo e Morinit, që lidh Shqipërinë me Kosovën.

Numri i madh i Shqiptarëve të Kosovës që hyjnë në Shqipëri për të kaluar pushimet në detet Adriatik dhe Jon ka sjellë edhe fluksin e madh në doganë.

Sipas një njoftimi të shpërndarë për media nga policia, në të gjitha pikat e kalimit funksionojnë rreth 93 sportele në hyrje e dalje.

Autoritetet janë angazhuar në marrjen e masave në drejtim të shtimit të sporteleve, në infrastrukturë, në burime njerëzore, me qëllim eliminimin e radhëve të gjata në pika kufitare dhe porte.

Deri më tani, në asnjë prej Pikave të Kalimit Kufitar, Stacionet e Policisë Kufitare, shërbimet e brezit të gjelbër, detare e liqenore nuk janë shënuar probleme gjatë hyrje – daljes së shtetasve shqiptarë e të huaj apo shkelje të rregullave të shërbimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme