Ekonomia Online
FUNDIT

Edhe Kosova në punëtorinë kundër korrupsion në Trieste

Edhe Kosova në punëtorinë kundër korrupsion në Trieste

Në kuadër të aktiviteteve të procesit të “Samitit të Berlinit” për Vendet e Ballkanit Perëndimor organizuar në Trieste të Italisë më datën 12 Korrik 2017, Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, në emër të Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka qenë i ftuar të marrë pjesë në punëtorinë e organizuar në fushën Kundër Korrupsonit, njofton AKK. […]

Në kuadër të aktiviteteve të procesit të “Samitit të Berlinit” për Vendet e Ballkanit Perëndimor organizuar në Trieste të Italisë më datën 12 Korrik 2017, Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, në emër të Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka qenë i ftuar të marrë pjesë në punëtorinë e organizuar në fushën Kundër Korrupsonit, njofton AKK.

Punëtoria është organizuar nga Autoriteti Kombëtarë Italian Kundër Korrupsionit si pjesë e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimorë.

Në këtë punëtori përfaqësuesit e Agjencive Kundër Korrupsionit të vendeve të Ballkanit Perendimor prezantuan mandatin dhe kompetencat e Agjencive të tyre si dhe sfidat të cilat përballen në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në vendet e rajonit.

Në fund, pjesëmarrësit u pajtuan që të bashkëpunojnë në të ardhmen me qëllim të luftimit sa më të mirë të dukurisë së korrupsionit.

Në fund, Havolli mbajti një takim ndaras me homologun e tij,Raffaele Cantone, kryetari i Autoritetit Kombëtarë Kundër Korrupsionit të Italisë.

Me Cantone u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen dhe shkëmbimin e përvojave dhe ekspertëve në fushën e kundër korrupsionit.

Të ngjashme