Edhe Kurti përkujton Kosharen pa e përmendur UÇK-në

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 23:34 | Nga Ekonomia Online

Mëpërmjet një postimi në Twitter, Kurti ka përkujtuar betejën e Koshares duke thënë se burra e gra të guximshëm dhanë gjithçka që të mund të jetonim të lirë

As kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka përmendur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në postimin e tij përkujtimor për betejën e Kosharës, njëjtë sikur ka bërë sot gjatë ditës, presidentja Vjosa Osmani.

Nëpërmjet një postimi në Twitter (në anglisht), Kurti ka përkujtuar betejën e Kosharës duke thënë se burra e gra të guximshëm dhanë gjithçka që të mund të jetonim të lirë.

Më tutje ai shkruan se duhet të mos harrojmë nga kemi ardhur në mënyrë që të njohim rrugën përpara, por ai nuk e ka përmendur fare UÇK-në.

“Para se të kishim 9 Prillin si Dita e Kushtetutës, kishim 9 Prillin si Dita e Koshares. Në Betejën e Koshares, burra dhe gra të guximshëm dhanë gjithçka të mund të jetonim të lirë. Mos të harrojmë kurrë nga kemi ardhur, sepse atëherë ne gjithmonë do ta njohim rrugën e duhur përpara”, shkruan Kurti. (RTK)

Të ngjashme