Partitë politike kanë edhe një ditë afat për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, së Valmir Elezi, duke theksuar se ky institucion pret nga subjektet politike që ti dorëzojnë emrat për kandidatë për kryetarë të komunave dhe asamblistë komunal deri të martën (22 gusht) në orën 24:00.