Edhe një ish-epror i UÇK-së, ftohet nga Gjykata Speciale

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka njoftuar se është ftuar nga Gjykata Speciale edhe një ish-ushtar i UÇK-së.

Ish-eprori i Zonës Operative të Llapit, Sali Mustafa, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

“Sapo mora lajmin që Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë, si i dyshuar, për veteranin Salih Mustafa – Cali, i cili gjatë kohës së luftës së UÇK-së ka qenë epror i Zonës Operative të Llapit.

Edhe ky, si të gjithë të ftuarit e tjerë, do të dalin faqebardhë”, shkruan Gucati në njoftim.

Të ngjashme