Edhe një ish-luftëtar i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 22:03 | Nga Ekonomia Online

I ftuari i radhës për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale është ish-ushtari i UÇK-së, Isuf Gashi nga komuna e Rahovecit.

Gashi që njihet me nofkën Baca do të intervistohet nesër, më 20 shkurt.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Komuna Rahovec.

Isuf Gashi ishte ushtar i celulave të para të UÇK-së, njëri ndër themeluesit e Shtabit Regjional në Drenoc të Rahovecit ku më pas u formua edhe Brigada 124,,Gani Paçarizi ” e më vonë edhe Zona Operative e Pashtrikut.

Gashi është po ashtu invalid i luftës pasi ishte plagosur rëndë ne vitin 1998.

Në ndërkohë, Gjykata Speciale ka ftuar disa ish-ushtarë dhe udhëheqës të UÇK-së, disa prej të cilëve janë intervistuar në Hagë e disa në Prishtinë.

Të ngjashme