Edhe një ish-ushtar i UÇK-së niset për në Hagë

Prishtinë | 03 Shk 2019 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Faton Mehmetaj, ish-pjesëtar i UÇK-së është nisur sot për intervistim në Gjykatën Speciale.

Mëngjesin e sotëm, Mehmetaj dhe avokati i tij mbrojtës Arianit Koci, janë parë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Ende nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar Faton Mehmetaj.

Sidoqoftë, ai ka qenë pjesë e inteligjencës së UÇK-së dhe pasluftës në TMK. Për një mandat ishte edhe anëtar i Bordit të RTK-së. Ka botuar disa libra në mesin e tyre edhe për Shërbimet informative.

Kujtojmë se që ga dërgimi i ftesave të para, nga Gjykata Speciale janë intervistuar disa prej zyrtarëve të lartë të UÇK-së, në mesin e të cilëve është edhe Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme