Është konfirmuar edhe një rast i ri me Coronavirus, duke bërë që numri i rasteve në të gjithë vendin të shkojë në 22, raporton Express.
Lajmin e ka konfirmuar, infektologu Valbon Krasniqi.
“Mund të ju konfirmoj se e kemi edhe një të prekur me Coronavirus. Është familjar i të infektuarve me Coronavirus nga Malisheva”, ka thënë Krasniqi.
Instituti Kombëtar i Shëndetit vazhdimisht është duke bërë thirrje për respektimin e rekomandimeve me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19.
Në një komunikatë për media ndërkohë u kanë bërë thirrje edhe gazetarëve që të respektojnë distancën prej 2 metrave gjatë konferencave dhe punës në terren.
Përveç tjerash IKSHP bën thirrje që qytetarët të mos grumbullohen dhe të shmangin kontaktet e ngushta me njerëz.