Adminstrata e Produkteve Terapeutike në Australi, në një deklaratë njoftoi sot, se ka dhënë miratimin e përkohshëm për remdesivir si opsionin e parë për trajtimin e koronavirusit në Australi.
“Remdesivir është opsioni më premtues deri tani për të trajtuar këtë sëmundje dhe për të zvogëluar simptomat serioze të saj”, tha zëdhënësi i administratës. “Ky ilaç ofron potencialin për të zvogëluar tensionin në sistemin shëndetësor, duke reduktuar kohën e shtrimit në spitale”.
“Ndërsa ky është një moment vendimtar në luftën kundër koronavirust, është e rëndësishme të theksohet se produkti nuk përdoret për të parandaluar koronavirusit”, shtoi ai.
Australia është një nga vendet e para, që autorizon përdorimin e Remdisivir për trajtimin e COVID-19, pas miratimeve të fundit nga Bashkimi Evropian, Japonia dhe Singapori.
Sipas tyre bashkëpunimi ndërkombëtar ka luajtur një rol të rëndësishëm, pasi shumë shtete kanë treguar rezultatet e tyre pasi rishikuan dhe provuan këtë ilaç.