Edhe pak ditë mund të përfitohet nga shlyerja e borxhit ndaj ATK-së

Prishtinë | 20 Qer 2017 | 15:50 | Nga

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se duke zbatuar Ligji për Faljen e Borxheve Publike është në fuqi vetëm deri më 01 Shtator 2017, andaj subjektet që mund të përfitojnë nga falja e borxheve publike sipas këtij Ligji, këtë të drejtë mund ta realizojnë vetëm deri me këtë datë.

“Të gjithë personat fizikë dhe juridikë (përveç ndërmarrjeve shoqërore nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit), të cilët kanë borxhe ndaj ATK-së deri më 31 dhjetor 2008, mund të përfitojnë nga falja e borxhit, nëse plotësojnë kriteret dhe iu nënshtrohen procedurave të parapara nga ATK për faljen e këtyre borxheve. Për të përfituar nga falja e borxheve ndaj ATK-së, tatimpaguesi duhet: Të kryej pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) për periudhën nga 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014, ose të lidh marrëveshje me ATK, për pagesën e borxheve me këste, për periudhën 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Vetëm tatimpaguesit të cilët shfrytëzojnë këtë mundësi dhe përmbushin detyrimin e kërkuar deri më 01 Shtator 2017, do të përfitojnë nga falja e borxhit.

“Kërkesën për pjesëmarrje në programin për faljen e borxhit publik, mund ta gjeni në zyrën përkatëse regjionale të Administratës Tatimore të Kosovës. Për më tepër në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku: Legjislacioni – Ligjet, gjeni Ligjin Nr. 05/L-043 dhe Ligjin Nr. 05/L-119 për Faljen e Borxheve Publike; Multimedia-Fletëpalosje, gjeni materialin informues, ‘Përfito nga shlyerja e borxhit ndaj Administratës Tatimore të Kosovës’”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme